Të gjithë ata që menduan se bileta për të shijuar nga afër Maluma-n dhe muzikën e tij shkoi kot, gabohen sepse Maluma e ka ndarë mendjen që do të vijë! Më në fund, vetë këngëtari pas shumë datash të shtyra konfirmon zyrtarisht ardhjen e tij në Tiranë.
Përmes një postimi në Instagram, Maluma ka njoftuar datat dhe vendet përkatëse të tour-it të tij muzikor nëpër Europë, ku mes tyre gjendej edhe Tirana. Ardhja e Maluma-s përkon me ditën e Verës, 14 mars 2022, prandaj bëni mirë ta rrethoni që tani në kalendar.
Në qërshor të 2020-ës, koncerti “MALUMA TOUR 11:11” u tha se do të mbahej në 24 qershor të 2021-shit, por dhe kjo nuk u realizua për shkak të kushteve të pafavorshme të shkaktuara prej pandemisë.
Kujtojme se pak dite me pare është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve, MTV EMA 2021. Në evenimentin më të madh muzikor i pranishëm krahas një sërë yjesh të tjerë ka qenë edhe Maluma. Superylli kolumbian dukej i mrekullueshëm në një kostum lëkure në ngjarjen e mbajtur në Budapest të Hungarisë.
Maluma po ashtu është nominuar si ‘Artisti më i mirë latin’, i ndjekur nga Bad Bunny, J.Balvin, Rauë Alejandro, Rosalia dhe Shakira. Në këtë natë gjithashtu do ketë performanca të ndryshme edhe nga Yungblud, fituesi i Eurovision, Maneskin e shumë të tjerë.
Justin Bieber nga ana tjetër ka qenë këngëtari i nominuar në më së shumti kategori, gjithsej tetë. Në faqen e MTV, është publikuar edhe një video e Malumas i veshur në një kostum tjetër, ngjyrë rozë.