Kënga “Just a Kiss, (Muah)” është një nga sukseset më të mëdha të Enisës, këngëtares shqiptare nga Mali i Zi e cila njihet tashmë ndërkombëtarisht. Kjo këngë, e cila ka sjellë një version të ri të “Kiss Kiss”, kënduar nga artisti turk, Tarkan në 1997 bëri bujë në rrjetet sociale dhe listat e hiteve.
E ftuar në “Rudina” në Tv Klan, Enisa tregon cili është rrugëtimi i kësaj kënge dhe si erdhi ideja për ta risjellë. Ajo gjithashtu shton se autorët e versionit origjinal marrin një përqindje të lartë të fitimeve nga kënga e saj.
Enisa: E kam zgjedhur vetë, kam thënë kjo këngë më pëlqen shumë dhe është si nostalgji. Gjithmonë më ka pëlqyer refreni, atëherë thashë po e marr melodinë, po shkruajmë tekstin tjetër dhe e bëjmë këngë të re dhe një kuptim tjetër të këngës.
Rudina Magjistari: Kur ribën një këngë, duhet të kontaktosh me autorin e asaj kënge?
Enisa: Po, edhe pse veç ajo që kam marrë nga kënga e Tarkanit është melodia sepse shkrimi, strofat, pjesët e tjera të këngës janë ndryshe nga origjinali. Vetëm për atë melodi merret leje, paguan, ata marrin një përqindje të madhe, punë të madhe vetëm për t’i marrë atë pjesë.
Rudina Magjistari: Sa herë që ti e këndon atë këngë, Tarkani merr përqindje?
Enisa: Autorët, ai që e ka shkruar.