U bë 27 vjeçe/ Cila ka qenë dhurata më e shtrenjtë që ka marrë Efi?

Efi kishte ditëlindjen të cilën e ka cilësuar si ditëlindjen e saj më të bukur. Efi ka marrë edhe dhuratën më të veçantë: një këngë.



Bëhet fjalë për një remake të këngës “Mbaroj për ty” të Flori Mumajesit të cilën Efi e ka kënduar në Big Brother.

Kënga e përgatitur me videoklip është përshtatur me tekst për Efin dhe këndohet nga miqtë e saj. Ndërsa Flori këndon refrenin dhe ka regjistruar këngën. Efi Dhedhes u bë shumë e dashur për publikun shqiptarë pas përformancës se mirë në Big Brother Vip Albania. Kjo ka bërë që ajo të jetë shumë e ndjekur në rrjetet sociale.

E vetëdijshme për këtë, Efi po vazhdon të jetë shumë aktive në rrjete sociale. Efi diteve te fundit ka qene e komentuar ne media, pas nje krisje te miqesis mes saj dhe Kiara Tito, ku ne nje deklarat te bere ne rrjetin social TikTok, ajo fejsoj Kiaren per nje nga ngjerjet e bujshme ne BBVA, ajo te bllokimi ne lavaman nga Luizi.



Kujtojme se Efi Dhedhes u bë e njohur për publikun nga emisioni i dashurisë “Përputhen”. Ajo mori menjëherë vëmendje për ngjashmërinë me Bora Zemanin dhe Elvana Gjatën, duke u bërë pjesë e portaleve. Efi e nisi rrugëtimin e saj në “Përputhen” në tetor 2021. Gjatë qëndrimit në emision, ajo shpeshherë pati debate e zënka si me konkurrentët, edhe me opinionistin Arjan Konomi, karakter të cilin e shfaqi edhe gjatë Big Brother.

Author: morevesh