Ndjekësit turq të Presidentit Erdogan kanë zbuluar një detaj që ndoshta nuk e dinin më parë sa i përket gjatësisë së tij.
Teksa transmetohet live në kanalin e Youtube të presidencës turke ceremonia e pritjes mes dy liderëve në Rinas, disa komentues janë foksuar te gjatësitë trupore të tyre më shumë se tek ngjarja që po zhvillohej.
Turqit i thërrasin Erdoganit “burri i gjatë”, pasi ai është 185 cm, por duket se janë përballur me dikë edhe më të gjatë.
“Ne e thërrisnim Presidentin tonë ‘burri i gjatë’, por lideri i shqiptarëve qenka edhe më i gjatë se ai”, komenton i çuditur turku i quajtur Nevzat në kanalin e Youtube të Presidencës turke. Kryeministri Rama njihet për gjatësinë e tij.
Ai është 2 metra e 1 centimetër.