Turqia ka vendosur një shpërbilm prej 500 mijë dollarë për këdo që jep informacion që çon në arrestimin e basketbollistit Enes Kanter pasi shteti turk e konsideron atë një terrorist.
Basketbollisti 30-vjeçar, i cili sezonin e kaluar luajti për Boston Celtics në NBA, theksoi: “ Nuk jam i vetmi. Ka kaq shumë gazetarë, akademikë, sportistë, aktivistë dhe mësues të pafajshëm në këtë listë. Tani jeta e tyre është në rrezik për shkak të qeverisë turke”.
Kanter ka kritikuar vazhdimisht presidentin turk Erdogan, duke e quajtur atë një “diktator” ose “Hitleri i shekullit tonë”.
Ai ka komentuar njoftimin e tij në llogarinë personale në Instagram, duke shkruar në postim: “Nuk mund ta besoj se kemi arritur në pikën ku jeta ime luhet. Nëse më vrasin në një të ardhme të afërt, regjimi i Erdoganit do të jetë përgjegjës. Pse administrata Biden, NATO dhe liderët perëndimorë po heshtin dhe po përpiqen diplomatikisht të trajtojnë këto diktatura?”.
Megjithatë, nuk u ndal me kaq. Në një postim të ri, Kanter shkroi: “Eja më merr Erdogan. Dëshironi të humbni gjysmë milioni me mua? Hajdeni!”.