Turqia ka paralajmëruar, si vendet e Detit të Zi, ashtu edhe ato që nuk kanë dale në Detin e Zi, që të mos kalojnë anije luftarake nëpër ngushticat e saj të Bosforit dhe Dardaneleve.
The Guardian shkruan se Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, foli sot për vendimin, duke njoftuar se katër anije ruse janë ndaluar në Bosfor.
“Ne zbatuam atë që thotë Montreux dhe do ta bëjmë tani e tutje. Nuk ka pasur asnjë kërkesë për kalim nëpër ngushticat deri më sot” tha ai.
Konventa e Montreux e vitit 1936, së cilës i referohet Çavuşoğlu, i lejon Turqisë të kufizojë tranzitin detar në ngushticat e saj gjatë kohës së luftës, megjithëse i lejon anijet luftarake të kthehen në bazat e tyre të regjistruara.
Ishte Ukraina që i kërkoi zyrtarisht Ankarasë që të mos lejojë anijet luftarake ruse të kalonin në Bosfor.