Simpatizantët e Lulzim Bashës dhe të Sali Berishës janë përplasur ditën e sotme verbalisht dhe jo verbalisht në Korçë.
Në video të siguruara nga Gazeta Shqip shihet se si simpatizantët përplasen me njëri tjetërin.
E gjithë kjo situatë ka rrjedhur si pasojë e një vizite që ka zhvilluar pasditen e sotme kreu aktual i PD-së zyrtare Lulzim Basha në Korçë.
Nga videot dëgjohet se simpatizantët e PD-së të thonë: Turp për ju që keni qenë shokët tanë, ped*rasta jeni, duke iu drejtuar kështu njëri-tjetrit.
Nga ana tjetër bëjmë me dije se ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë ditën e sotme në Patos në kuadër të themelimit të degës së PD në këtë qytezë.