Cheslie Kryst, korrespondente e një media të huaj si dhe ish-miss i SHBA, ka ndërruar jetë në moshën 30-vjeçare. Lajmin e trishtë e konfirmoi familja e saj për The Hollywood Reporter të dielën. Shkaku i vdekjes nuk u bë i ditur prej tyre.
Trupi i Kryst u gjet në orën 7:05 të mëngjesit të së dielës, në trotuar jashtë ndërtesës së Orion Condominium, ku ajo ishte banuese, në Manhattan.
“Në shkatërrim dhe pikëllim të madh, ne njoftojmë ndarjen nga jeta të Cheslie-t tonë të dashur”, thuhej në deklaratë. “Drita e saj e madhe ishte ajo që frymëzoi të tjerët në mbarë botën me bukurinë dhe forcën e saj.
Ajo kujdesej, dashuronte, qeshte dhe shkëlqente. Cheslie mishëroi dashurinë dhe u shërbeu të tjerëve, qoftë përmes punës së saj si avokate që lufton për drejtësi sociale, si Miss USA dhe si mikpritëse në EXTRA.
Por më e rëndësishmja, si një vajzë, motër, shoqe, mentore dhe kolege – ne e dimë se ndikimi i saj do të vazhdojë”, thuhet në deklaratën e të afërmve të saj.