Trondit Edi Rama: Nuk përjashtohet fundi i botës!

Edi Rama bëhet lideri i parë në botë që ka frikë se po vjen fundi i botës dhe është dhe i pari që e thotë publikisht këtë.

Në një mesazh publik mesditën e sotme, kryeministri Edi Rama paralajmëron shprehimisht se nuk përjashtohet as fundi i botës, duke u nxitur nga ajo që po ndodh aktualisht në Ukrainë.

“Sa hap e mbyll sytë bota ku jetonim ka rindryshuar përsëri. Por ndryshe nga ndryshimi i përkohshëm që na ka imponuar pandemia, ky rindryshim duket se nuk do të jetë aq i përkohshëm. Lufta po vret e po shkatërron në Ukrainë, por po i fut kthetrat e ndikimit të saj kudo, në tregjet e mëdha e të vogla, ku jeta e përditshme po shtrenjtohet orë e minutë nën bombat e pasigurisë që lufta mbjell kudo.

Sa hap e mbyll sytë filmat me Luftën e Tretë Botërore, armët atomike, shkretimin e vendbanimeve, ia kanë lënë vendin realitetit të jetës sonë, ku duket sikur s’ka më asnjë çmenduri të pamundur dhe sikur as vetë fundi i botës, nuk mund të përjashtohet si një nga skenarët e mundshëm”, deklaron Edi Rama.

Ndërsa shton: “Ia dolëm me tërmetin dhe me pandeminë, e gabimisht menduam se më e keqja kaloi. Kjo që sapo na ka dalë përpara është më e keqja fare”.

Nuk dihet nëse Edi Rama di diçka më shumë se qytetarët e thjeshtë, përderisa deklaron se “as vetë fundi i botës, nuk mund të përjashtohet si një nga skenarët e mundshëm”. /noa.al

Author: morevesh