Beatrix ka kërkuar mbrëmjen e sotme të largohet nga shtëpia e “BBV”.
Prej ditësh ajo është rezultuar të jetë në një gjendje të rënduar emocionale.
Ditën e sotme ishte pikërisht ajo e cila nuk ka mundur të vazhdojë më këtë eksperiencë duke kërkuar kështu ndërprerjen e saj.
“Nuk mundem dot më. Unë e di se si bëhem dhe nuk dua të qëndroj më këtu. Dua të shkoj në shtëpi”,- tha ajo mes lotësh dhe emocionesh.
Donaldi, Antonela dhe banorët të tjerë u përpoqën ta qetësonin por mbetet për tu parë nëse gjendja e saj shëndetësore do të stabilizohet.