Konspiracionisti Alfred Cako ka komentuar zhvillimet e fundit politike.
Cako ka bërë një deklaratë të fortë, duke zbuluar dhe pazarin e prishur mes Berishës dhe Bashës.
“Edhe Luli e ka marrë duke sponsorizuar dy ish-kryetarët e tyre, Nanon dhe Berishën. Marrëveshja me Berishën në dijeninë time ka qenë pas këtij sponsorizimi. Marrëveshja ka qenë që në vitin 2021, Partia Demokratike e Lulit të vinte në krye dhe të bëhej kryeministër dhe në vitin 2025 në dijeninë time projekti i Sali Berishës ka qenë që në mandatin e dytë të vazhdonte Jamarbër Malltezi.
Luli deri në këtë moment, pas zgjedhjeve të prillit, nuk i ka dëgjuar SHBA-të pasi ka menduar se kjo skemë do të realizohej. Por pasi dështoi çdo gjë dhe Berisha i kërkoi të dorëzonte vulën Luli siç ka qenë fjala në fillim ka kërkuar ti kthehej sponsorizimi. Gojët e liga thonë që janë 100 milionë euro në lojë dhe kjo ka qenë arsyeja që janë prishur.
Mos u çuditini se sot në pozicionet e larta në Tiranë nuk të afrojnë nëse nuk ke në xhep 100 milionë euro. Janë bashkuar bashkë mafia, politika, ndërkombëtarët si vektorë të ndryshëm. Grupi i Sali Berishës po manipulon masën”, u shpreh Cako për Top Channel.