Dita e llogaridhënies dhe e ndëshkimit po afrohet. Nuk do të ketë shpëtim për Edi Ramën, Sali Berishën, Lulzim Bashën, Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, pesëshen që vjedh, sundon dhe rrëmon prej 30 vitesh Shqipërinë.
Kjo nuk është vetëm një dëshirë e popullit shqiptar, por është një vendim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian. Prova është dhënë disa vite më parë në Kroaci dhe Rumani, ku kryeministra, ish-kryeministra, ministra, kryebashkiakë etj., përfunduan në burg për korrupsion dhe pasuri të paligjshme.
Pesëshja famëkeqe po bën përpëlitjet e fundit për t’i shpëtuar këtij fati. Prej katër vitesh bënë çdo përpjekje për të sabotuar reformën në Drejtësi. Kur nuk ia dolën dot pasi amerikanët i kërcënuan me futje në listën e zezë, pesëshja famëkeqe është gati që të djegë Shqipërinë, duke provokuar dhe poshtëruar popullin.
Ed Rama po sajon lloj-lloji takse absurde dhe po vjedh nga 800 milionë euro në vit, bashkë me shpurën e tij, ndërkohë që, Berisha, Basha, Meta dhe Kryemadhi, në koordinim me Ramën, po përpiqen që të bëjnë Shqipërinë ‘tym dhe flakë’, për t’i shpëtuar ndëshkimit.
Makthi më i tmerrshëm i Edi Ramës, Sali Berishës, Lulzim Bashës, Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit është Byroja Kombëtare e Hetimit.
E ngjashme me FBI, kjo strukturë është kërkuar me forcë nga amerikanët që të parashikohet në Kushtetutë dhe ligjet e reformës në Drejtësi, pikërisht për të hetuar dhe për të çuar para Gjykatës Speciale politikanët që vjedhin dhe sundojnë prej 30 vitesh Shqipërinë.
Nën kërcënimin se kush do të bënte rezistencë do të futej në listën e zezë, amerikanët detyruan këtë klasë politike të votojë Byronë e Hetimit, duke firmosur fundin e saj. Tani që Byroja Kombëtare e Hetimit është ngritur, hetimet dhe arrestimet e para janë në prag.
Edhe pse i ngadaltë, procesi i Vetingut po kontrollohet nga njerëzit e SHBA-BE, duke përjashtuar nga sistemi prokurorët dhe gjyqtarët e Ramës, Berishës dhe Metës.
Ashtu siç kontrollojnë Vetingun, amerikanët do të monitorojnë dhe asistojnë Byronë e Hetimit dy vitet e para. Gjatë këtyre dy viteve, në dorë do të merren të gjitha dosjet që u bllokuan nga Adriatik Llalla dhe Arta Marku për Ramën, Berishën, Bashën dhe Monikën.
Në ligjin për SPAK-un, ku parashikohet ngrita e Byrosë, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatës Speciale, janë caktuar struktura të tjera për hetime specifike, kryesisht mbi pasurinë.
Në ligj është caktuar edhe ngritja e grupeve të përbashkëta hetimore mes njerëzve të SPAK-ut, amerikanëve dhe Brukselit, për të hetuar dhe ndëshkuar kokat e krimit dhe korrupsionit në Shqipëri. Ora e ndëshkimit po vjen./Pamfleti