Tritol në shtëpinë e kreut të FSHF, Armand Duka në Durrës.
Ngjarja vjen pas tensioneve mes Dukës dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Ndërkohë, në mesditë forcat e policisë shkuan te biznesi i familjes Duka.
Gjithashtu, Veliaj paralajmëroi edhe me sulme nga ana e SPAK.
Gjithçka lidhet me garën për presidentin e ardhshëm të FSHF, ku kandidojnë Armand Duka dhe Dritan Shakohoxha.
Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë shpallur qëllimin e tyre për të shtënë në dorë edhe FSHF-në, institucion i cili siç shprehej Erion Veliaj në audiopërgjim, ishte ‘ishull i pavarur’, i pakapur ende.