Prej disa muajsh në median rozë po përflitet trekëndëshi i krijuar mes Bora Zemanit-Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj. Shumë janë pozicionuar krah moderatores, ndërsa të tjerë janë deklaruar pro lidhjes së sapokrijuar.
Të shumtë që kanë reaguar kanë qenë edhe personazhet e njohur. Reperi Stresi ka dhënë mendimin e tij përsa i përket këtij trekëndëshi. Reperi në një intervistë është shprehur se e gjykon Beatrixën pasi sipas tij e ka bastarduar situatën.
“Donaldi është shumë djalë i mirë, e kam dhe shok. Realisht e kam shumë shok, shkojmë shumë mirë me të. Nuk mund ta gjykoj se çfarë ka bërë Donaldi, po unë gjykoj Trixën shumë. Ky është realiteti shqiptar dhe femrës shqiptare, që bëjnë këto gjeste.
Dikur Trixa ka qenë komentuese e fotove, puthjeve të Donaldit. Ky është një realitet i hidhur i joni që ndodhë shpesh. Nuk ka pas të drejtë në atë mënyrë Ishte diçka e shpifur, të puthesh aty para kamerave, nuk kam pse e gjykojë, por Beatrix e ka bastarduar”, u shpreh Stresi.