“L’Equipe” ka hartuar renditjen e 12 trajnerëve me pagat më të larta. Tre trajnerë të skuadrave italiane janë të pranishëm në këtë renditje zbritëse.
12. “Vetëm” vendi i 12-të për Xavi, trajnerin e Barcelonës. Trajneri katalanas paguhet 3.8 milionë euro në sezon.
11. Kjo renditje na dërgon në Gjermani për vendin e 11-të. Niko Kovac, trajneri i Wolfsburgut fiton 4 milionë euro në sezon.
10. Trajneri i Bayer Leverkusen, Xabi Alonso hap “top 10”. Ai fiton 5 milionë euro në sezon.
9. Këtë herë “Special One” duhet të kënaqet me vendin e 9-të. Josè Mourinho fiton 9.2 milionë euro në sezon si trajner i Romës.
8. Qëndrojmë në Itali për vendin e tetë: Simone Inzaghi merr 10 milionë euro në sezon në stolin e Interit.
7. Po largohemi nga Italia, por në vendin e shtatë është një italian: Carlo Ancelotti, që paguhet 11 milionë euro në stol si trajner i Real Madridit.
6. Në renditje hyn Thomas Tuchel, i cili pas shkarkimit nga Chelsea, tani drejton Bayern Munich për 12 milionë euro në vit.
5. Plot 12.8 milionë euro në vit merr te Juventusi trajneri Massimiliano Allegri, në vendin e pestë të kësaj renditjeje. Ai është trajneri më i paguar në Itali.
4. A mund të jetë dikush i papunë dhe të fitojë 13.5 milionë euro në vit? Po, nëse quheni Graham Potter, të cilin Chelsea sapo e ka shkarkuar si trajner. Ai mban vendin e katërt në këtë renditje.
3. Dhe arrijmë në podium: Jurgen Klopp, trajneri i Liverpool, është në vendin e tretë me 17.8 milionë euro në sezon.
2. Vendi i dytë për Pep Guardiolën, që fut në xhep plot 22.4 milionë euro në vit pagë si trajner i Manchester City.
1. Nuk ka histori: vendin e parë e mban Diego Simeone, i cili fiton 34 milionë euro në vit tek Atletico Madrid. Ka pak më shumë se paga vjetore e Ancelottit (11 milionë euro) diferencë mes tij dhe Guardiolës së vendit të dytë.