Mësohen detaje të reja rrth vdekjes misterioze të aktores Christy Giles. Trupi i pajetë i saj u braktis jashtë një spitali, pasditen e së shtunës së kaluar.
Disa orë pasi u panë duke u argëtuar së bashku në një lokal, 24-vjeçarja Christy Giles dhe stilistja 26-vjeçare Hilda Marcela Cabrales-Arzola u gjetën pa ndjenja në trotuar jashtë 2 spitaleve të ndryshme në Los Anxhelos.
Vdekja e modeles 24-vjeçare është konstatuar në vend, ndërsa sipas Daily Mail, stilistja aktualisht po trajtohet në gjendje kome, ndërsa ka pak shpresa për të mbijetuar.
Bashkëshorti i modeles, Jan Cilliers, pretendon se ka parë një video që tregon tre burra të maskuar të veshur me të zeza duke mbërritur me një Toyota Prius pa targa jashtë Spitalit të Kalifornisë Jugore në Culver City dhe janë parë duke hedhur trupin e modeles në tokë.
Bashkëshorti i modeles dyshon se e reja ra viktimë e shfrytëzimit të të huajve që e droguan, pasi në trupin e saj u gjet heroinë, por ai nuk beson se bashkëshortja do të konsumonte drogë vullnetarisht.
“Një drogë që asnjë nga dy vajzat nuk do ta merrnin kurrë vullnetarisht, ” tha Cilliers për ABC7