Transplantet e trurit janë të realizueshme dhe njerëzve do u jepen trupa të rinj/ Shkenca drejt “çmendurive”

Neurokirurgu, Sergio Canavero, ka pohuar se transplanted e trurit janë të realizueshme dhe kjo gjë do bënte që njerëzve t’u jepeshin trupa krejtësisht të rinj.



Ai gjithashtu tha se mund të ketë dhe një rrugë alternative e cila mund të trajtoje plakjen dhe sipas tij kjo mund të bëhet me një transplant të shpejtë të trurit.

Në një intervistë, Canavero tha se është koha për të të eksploruar opsione të tjera për të rinovuar me sukses një trup të moshuar, duke treguar më tej për një projekt të quajtur Perseus si një zgjidhje të mundshme.

Sipas neurokirurgut, Perseus synon të zhvendosë një tru të vjetër në një trup të ri të imunokushtëzuar.



Shkencëtari përshkruan se si teorikisht mund të hiqet truri i një personi për ta vendosur atë në kafkën e një trupi tjetër, i cili do të mbështetej nga një trup i dhuruar, por që i ka vdekur truri.

Qëllimi i projektit është të lejojë njerëzit të jetojnë më shumë nga jeta e tyre në atë që ai e quan një ‘trup të pacenuar’.

Author: morevesh