Tradhtova burrin me shefin për t`u ngritur në detyrë, ju rrëfej si ndihem tani

Jam 33 vjeçe. Punoj si supervizore në një kompani ushqimore prej tre vitesh.

Vitin e kaluar burri im hapi një biznes, çdo gjë shkonte mirë dhe unë u shkëputa nga puna. Mirëpo pandemia e goditi edhe atë dhe u detyrua të pezullonte biznesin. Nuk përfitoi as shumë nga ndihma që u dha, ndaj m`u desh të rikthehesha në punën time të mëparshme, pas tre muaj shkëputjeje. Në kohën që unë u riktheva menaxheri im i dikurshëm doli në pension, ndaj përfitova nga momenti. Nëse do të zija atë pozicion pune, do kisha një pagë më të mirë, por edhe orare më fleksibël. Do mundesha në këtë mënyrë të kaloja edhe më shumë kohë me vajzat e mia.

E dija që shefi më kishte qejf, edhe mendova ta shfrytëzoj. Kështu e josha. Hyra në zyrën e tij kur të gjithë e kishin mbyllur turnin dhe ishin larguar. Fillova të qaja dhe t`i shprehja shqetësimin për vështirësitë financiare. Ai m`u afrua dhe më përqafoi. Ngrita sytë dhe e putha. Ai m`u përgjigj. Përfundova shpejt në tavolinën e tij. Pasi u ngrita e pyeta për vendin e menaxherit dhe më tha se “Po”, do ishte vendi im.

E fitova vendin e punës që doja, por tani ndihem shumë keq.

Ai është 59 vjeç. Ka fëmijë të rritur. Shumë kolege, më të vjetra se unë e me eksperiencë po aplikonin për vendin që tani është i imi. Nuk jam e lumtur. Ndihem fajtore sidomos në lidhje me burrin. Mos duhet të paktën t`i tregoj atij, pavarësisht pasojave?

Përgjigjja ekspertes së marrëdhënieve:

Ndoshta më mirë jo. Kjo gjë mund t’ju lirojë juve nga faji, por do të hidhte një barrë të tërë mjerimi në prehrin e tij dhe nuk do të arrinte asgjë pozitive.

Ajo që ka më shumë rëndësi është të pranosh që ke bërë një gabim të madh dhe të zotohesh të mos e bësh më kurrë më diçka të tillë. Me shefin po. Me atë mund të flisni nëse dikush tjetër e meriton atë vend më shumë se ju, për ta liruar. Shpjegojini se ishte një teprim dhe gabim i madh që tradhtuat burrin tuaj (dhe ai gruan) dhe përpiquni të mbani lidhje vetëm profesionale.

**Artikulli i marrë nga The Sun, përkthyer dhe përshtatur nga Tiranapost.al.

Author: admin