Top lista e bosave shqiptarë/ Mira Rakacolli, Ermal Mamaqi, Lul Basha etj. në listën e grupit të hakerave

Grupi i hakerave “Homeland Justice” nxorrën sot 1000 llogari bankare me shuma të mëdha parash, emrat e poseduesve dhe adresat. Mes tyre janë individë, kompani private dhe shtetërore.



Mira Rakacolli KAPISYZI zv. ministre e Shëndetësisë, por njëherësh edhe kryetare e Komitetit Teknik të luftës kundër koronavirusit renditet nder TOPLISTEN E llogarive bankare me shuma të mëdha parash.

Edhe llogaria bankare e Ermal Mamaqit është mes emrave, ashtu sikundër ajo e Partisë Socialiste të Shqipërisë. Në “Top 5” llogaritë me më shumë para, është ajo e kompanisë së ndërtimit “Arlis-Ndërtim SH.P.K”.

Edhe llogaria e këngëtarit Pirro Tchako është publikuar, së bashku me atë që besohet se i përket deputetes demokrate Liljana Elmazi.



Databaza e publikuar prej grupit të hakerave “Homeland Justice” përmban 1,000 llogari bankare, me emrin përkatës, numrin serial, shumën e depozituar, numrin e telefonit, adresën dhe degën e bankës.

Author: morevesh