‘Tomy&Jerry’/ Luizi i punoi mbrëmë rrengun epik Maestros, që të dalë sërish i preferuari i publikut

Mbrëmja në ‘Big Brother VIP Albania’ nuk ishte e qetë. Shkak u bë loja e Luizit për Armaldon dhe reagimi i fortë i këtij të fundit. Maestro qëndroi gjithë natën pa gjumë, pasi Luizi i bëri të ditur se do t’i bëjë një lojë kur ai të jetë në gjumë. Fillimisht Luizi mendoi t’i bënte një rreng me një zarf të zi, mirëpo kjo u pikas nga Maestro. Ai qëndroi gjithë natën pa gjumë, me frikën e lojës së Luizit. Edhe banorët e tjerë kanë qëndruar pa gjumë, duke qetësuar Maestron.

‘Të rri unë të ruhem gjithë natën’-thotë shpesh herë Maestro.




Në fund, gjatë bisedës së tyre, Luizi i bëri të ditur se të gjithë këtë skenën e ka bërë në mënyrë që Maestro të dalë i preferuari i publikut.

BISEDAT dhe VIDEO-t i shihni më poshtë:

 

Tani: Me i fut një zarf të zi. Me ken se na japin kopertina në dorë.

Maestro: Më ke tharë gjysmën e trurit. Më ke tallur me emrin 10 herë. Shikoje si tha zarf Amarildo. Do ti kujtoj se më është tharë gjysma e trurit, tani kam dhe gjysmën tjetër. Unë e kam tharë njërën po mu tha dhe tjetra mu errën sytë.

(Banorët mundohen të bëjnë një zarf të zi për Armaldon)

 

Armaldo: Më thua zarf, më thua hundët me lesh, çdo lloj epiteti që ty të vjen në mendje. Duhet të kuptosh sesi ndihem unë kur më flet kështu.

Luizi: Ti më thua mua Lulush.

Armaldo: Unë të them që të mos më thuash më , nuk ta kam thënë unë i pari. Nga e para erdhi e dyta, nga e dyta e treta, unë e vazhdova që ta pushosh. Unë dua që ti mbyllim këto shaka, në mënyrë që të mos vritemi me fjalët.

Luizi: Je kujtuar vonë. Ti më bëre mua lojë.

Armaldo: Nuk ke pse më thua do ta bëj në gjumë. Mua të më lësh pa gjumë nuk ta pranoj, unë këto lojëra nuk ia bëj njeriu. Me mua mos e bëj humorin.

Luizi: Bëj gjumin e qetë, lojërat që i bëj unë i bëj unë. Nesër ke kohë ta vazhdosh.

Armaldo: Humorin e zi mos ma bëj. Humorin me grusht mos ma bëj, bullizim quhet. Do ta shohim shumë mirë, do shtrihem rehat fare. Po të paralajmëroj. Nuk ka kthim mbrapa, me personalitetin tim që mezi e kam ngritur e më thot ky mua hundët me lesh të bëj kështu e të bëj ashtu.

BISEDA ME KIARËN

Armaldo: Po të vij te shpia e të të them do të vej dinamitin, flen gjumë ti natën?

Kiara: Kur të tha ai që do ta bëj natën, ti the e mirëpres dhe qeshe me të madhe.

 

Luizi: Këtë e bëra që ti të dilje i preferuar.

 

 

Author: morevesh