Ngjarje tronditëse në Francë. Mësuesja vritet me thikë nga nxënësi i saj.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një shkollë në qytetin Saint-Jean-de-Luz.
Adoleshenti i nguli thikën mësueses me origjinë spanjolle, duke i shkaktuar plagë të rënda, të cilat i morën dhe jetën.
Autoritetet kanë arrestuar nxënësin.
Një hetim ka nisur për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.