Tjetër deputete braktis Bashën për Berishën, Mesila Doda: Që kur përjashtohesh nga PD pse mendon ndryshe?

Që prej marrjes së mandatit të deputetes, Mesila Doda kishte heshtur. Por mbrëmjen e të hënës, teksa në Partinë Demokratike ka plasur konflikti për data Kuvendesh e numër firmash, Doda ka vendosur të reagojë.

Përmes Facebook, ajo shprehet e habitur se si ka mundësi që në Partinë Demokratike të përjashtojnë nqs mendon ndryshe nga kryetari…

Ndërsa për pjesën tjetër, Doda i drejtohet Zotit.

Ja reagimi i plotë:

Ai momenti kur ke gjithe te drejten e Zotit te bertasesh qe keto qe thuhen sot, ti i ke thene 8 vite me pare….

Vjen nje moment kur te gjitha nyjet vijne ne fund te kreherit… kjo duhet te zgjidhet me se fundi, sepse nuk ka me ajer e nuk ka me jete ne politike ne kete menyre…

E vetmja gje qe me mundon prej disa kohesh eshte…. PD eshte parti e krijuar nga njerzit rebele qe mendojne me koken e tyre dhe pranojne mendimin ndryshe…kur lindi ky mentalitet i keq i bindjes se verber dhe perjashtimit te gjithkujt qe mendon ndryshe?

Une mendoj qe PD duhet te shpetohet me cdo kusht dhe te krijohet aty brenda nje hapesire e pa fund lirie qe mungon sot ne politiken shqiptare… pjesa tjeter eshte kronike dhe une mendoj qe ka veç nje Zot ne qiell qe te ka dhene cdo mundesi te veprosh e te krijosh te ardhmen tende

/a.r

Author: admin