Jori Delli është një nga banorët e cila ka tërhequr vëmendjen e publikut që prej natës kur u bë pjesë e shtëpisë së “BBVIP”, ku u prezantua përmes një kërcimi sensual me trupën e baletit të “Top Channel”.
Modelja është shumë e njohur edhe në Itali, teksa dikur ka qenë dhe imazhi i Sportitalia.
Media italiane “calciomercato.com”, i ka dedikuar një shkrim Jorit, teksa ka publikuar dhe disa nga fotot dhe videot më të mira të saj.
“E mbani mend modelen bukuroshe italo-shqiptare Jori Delli, e cila ishte imazhi i Sportitalia në të kaluarën? Prej disa javësh ajo është në reality show-n më të ndjekur në Shqipëri, Big Brother, në versionin VIP. Dhe në mënyrë të pashmangshme, modelja e shkëlqyer, e cila mbështet Milanin, po lë gjurmë me simpatinë e saj, por edhe me bukurinë e saj. Në të vërtetë, në një event brenda shtëpisë ajo u shfaq si “Miss Big Brother Vip” me një fustan shumë të shkurtër dhe ngjyrë argjendi që i la të gjithë pa fjalë”, shkruhet në artikull.