Atdhe Xharavina, ish-konkurrenti i ‘Për’puthen’ është përfshirë në situatën Bora-Donald-Beatrix. Mendohet se ai mund të ketë pasur diçka me Borën, por të dy e kanë mohuar kategorikisht. Pavarësisht se e ka mohuar, Atdheu hedh gjithmionë dyshime me postimet e tij tendencioze. “Ti je bora, e bukur, por e ftohtë.”
Sigurisht edhe ky postim ngre dyshime dhe mund të interpretohet si një mesazh për Borën. Në “Fun Club”, Atdheu tha se është i bindur se Donaldi e dashuron akoma Borën, madje ai ka një sugjerim për të: “Duket ku anon Donaldi, duket se kë e don. Edhe personi jashtë duket se sa dashuri ka për të. S’ka lekë që e paguan këtë, Big Brother do mbarojë.”
“Patjetër që e dashuron dhe duhet të heqi dorë nga ai 100 mijë euro se nuk ja vlen, as lekët, as spektakli dhe asgjë me e humb një person jashtë. Më duket keq kur gjen ngushëllim te dikush tjetër se e lëndon personin tjetër, në këtë rast Beatriks është viktimë.”, deklaroi Atdheu.
Marredhenia Bora Atdhe ka qene e perfolur prej kohesh, por asnjehere nuk eshte zbuluar si qendron e verteta. Ndonse Bora nuk e ka pranuar asnjehere, Atdheu me pas e ka kthyer ne nje loje duke bere lojra fjalesh ne intervistat qe ka thene.
Se fundmi, Kryefjala.com ka siguruar nje foto te Bores dhe Atdheut ne makinen e ketij te fundit, teksa jane ndaluar nga policia. Bora eshte brenda ne makine dhe Atdheu jashte duke folur me policet. E pra njehere tha qe eshte nga xhirimet Bora, po tani ku ishte?!
Ne nje moment qe diskutohet nje trio Donald Bora Trixa futet ne skene edhe Atdheu. Rikujtojme qe Donaldi shpeshhere perserit se mes tyre kane ndodhur shume gjera, a jane keto gjera qe po mendojme edhe ne? Kjo mbetet per tu pare!