“Ti asnjëherë nuk i lë gjërat përgjysmë”/ Bashkëshortja flet me Qetsorin përmes celularit

Telefonatat me familjarët vijuan edhe përgjatë mbrëmjes. Qetsori bisedoi me bashkëshorten e tij.

Ai u shpreh se e ka marrë shumë malli për të dhe fëmijët dhe mes tyre u zhvillua një bisedë e përgjithshme, ku Qetsori u interesua për përditshmërinë e partneres së saj.

Nga ana tjetër, kjo e fundit i tha atij të rrijë i qetë, pasi e gjithë familja është shumë mirë dhe situata jashtë është e stabilizuar.

Sa i përket sulmit ndaj Top Channel, gruaja e Qetsorit tha se shpreson që autorët të gjenden sa më parë të jetë e mundur dhe që autoritetet të zbardhin ngjarjen e rëndë.

Ajo i shprehu ngushëllimet familjes së Pal Kolës.

 

 

Author: morevesh