Një grua sjell në jetë dhjetënjakë. Rekordi i ri është vendosur në Afrikën e Jugut, në spitalin e Pretorias, ku nëna 37-vjeçare ka nxjerrë në dritë dhjetë fëmijë, të gjithë në shëndet të plotë.
Mjekët kishin arritur të dallonin vetëm 8 fëmijë gjatë shtatzënisë. Lajmi është bërë i ditur nga mediat lokale në provincën afrikano-jugore të Gauteng. Kjo lindje thyen rekordin e nënës nga Maroku, që një muaj më parë solli në jetë 9 fëmijë.
Çifti ka bërë të ditur se shtatzënia ka qenë natyrale dhe nuk i janë nënshtruar asnjë trajtimi për fertilitetin. Fëmijët, 7 djem dhe 3 vajza kanë lindur në javën e 29 të shtatzënisë, me lindje cezariane. Ndërkohë 37-vjeçarja është nënë edhe e dy binjakëve 6-vjeçarë.