Konkurentja e fortë e Big Brother, Olta Gixhari, ka pranuar për herë të parë se këtë edicion mund ta fitojë Luizi.
Edhe pse shpesh herë Olta ka thënë se ajo do të jetë fituese e Big Brother Vip 2, mbrëmë ajo ndryshoi mendim.
Duke bërë batuta me banorët, Olta tha se ata po qëndrojnë kot në këtë shtëpi, sepse fitoren do e marrë Luizi.
Sipas Oltës, ai është i duhuri për këtë format, sepse krijon situata në shtëpi, prandaj është pretendent për çmimin e madh.
Ajo shtoi se edhe Tea e meriton finalen.