Thyenë rregullat duke diskutuar nominimet, a do ta bëjë “një sy qorr” produksioni i “BBV” për Oltën dhe “grupin” e saj?

Olta Gixhari, Amos Zaharia dhe Dea Mishel janë bërë kokë më kokë dhe gjithë ditën e sotme kanë diskutuar kë do të nominojnë të shtunën.

Gjë e ndaluar kjo sipas “Vëllait të Madh” e cila duhet të ketë edhe dënime nga pas. Olta është shprehur se duke qenë se janë më të shumtë në numër mund të bëjnë që në nominim të nxjerrin Luizin, Kiarën dhe Efin.




“Gjithë fuqinë ai e merr nga Efi. Hiqi Efin ai merr fund. Nuk është shpejt për Efin, ajo e ka kryer ciklin,”-ka argumentuar në një moment aktorja.

Ndërsa Amosi ka tregur një taktikë si ta nxjerin Armaldon nga loja: Maestro do thjesht demoralizim. Se sa herë e sulmon bëhet personazh, do demoralizim.

Ndërkohë nga ana tjetër Dea është shprehur e “frikësuar” që do të nxjerrin atë në nominim, por Olta e ka qetësuar duke i thënë se janë më të shumtë në numër dhe ajo nuk rrezikon.




Epo të diskutosh për nominimet është plotësisht e ndaluar. E sidomos ta bësh si Olta dhe “grupi” i saj gjithë ditën duke përgatitur çdo strategji të mundshme.

Produksioni duhet patjetër të marrë të marrë masa ndaj këtij rasti, por neve na mbetet që të presim deri të shtunën për të parë nëse produksioni do të bëjë një “sy qorr”, apo do t’i japë dënimin e merituar banorëve të përfshirë në këtë shkelje rregullash.

Author: morevesh