Pavarësisht zërave se mes tyre nuk ka një marrëdhënie shumë të afërt, Liri Berisha dhe Armina Mevlani publikisht kanë shprehur respekt të ndërsjelltë për njëra tjetrën. Së fundi, është Shkëlzen Berisha ai që ka publikuar një foto të mamasë së tij dhe të partneres, teksa shihen së bashku në panairin e librit.
Në këtë panair Liri Berisha përfaqësohet me një libër për Nënë Terezën, dhe duket se ka mbështetjen e vazhdueshme të familjes në këto 3 ditë të Panairit. Vetë Shkëlzeni foton e postuar në rrjetet sociale e ka shoqëruar me dy zemra, ndërkohë që vetë Armina nuk ka ndarë asgjë në rrjetet sociale.
Armina dhe Shkëlzeni bashkëjetojnë prej disa vitesh, por pavarësisht planeve të ndryshme, ata nuk kanë ende një datë për dasmën e tyre, dhe as ndonjë tentativë për të zgjeruar familjen me një fëmijë.