Thirrja artistike që të mos braktiset Kosova/ “Mos ik”, vepra e veçantë instalohet në mes të Prishtinës

Si thirrje për mos largimin e qytetarëve nga Kosova, në Prishtinë është vendosur një vepër e veçantë.



Një instalacion nga artisti Eroll Murati, e drejtuar kah perëndimi, tregon brengën e shoqërisë kosovare, migrimin, përmes një njeriu që largohet nga rrënjët e tij, vendlindja, duke lënë pas vëllimin e madh me lëvizjet e tij të papritura.

Skulptura “Mos ik” është vendosur në sheshin “Skëndërbeu” në Prishtinë, ku artisti përmes kësaj vepre u ka bërë thirrje të rinjve që të mos e braktisin vendin e tyre.

Skulptura “Mos ik” do të qëndrojë në sheshin e kryeqytetit deri në fillim të muajit mars.



.

 

Author: morevesh