Thellohet tragjedia e aksidentit e ndodhur një natë më parë në aksin Fushë Krujë-Milot. Mësohet se ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës edhe 34-vjeçarja Rudina Haka.
Shkon kështu në 5 persona numri i viktimave nga ky aksident.
34-vjeçarja u transportua tek Trauma në gjendje të rëndë, por fatkeqësisht nuk u ka mbijetuar plagëve të marra.
Aksidenti tragjik ndodhi mesnatën e kaluar, rreth orës 00:15. Automjeti me drejtues Alfred Dika 39 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues Artan Alushi, 30 vjeç. Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë në vend të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerët, Shkumbin Brati, 20 vjeç dhe e fejuara e tij Almenia Karaj,16 vjeçe, që ndodheshin në automjetin që drejtonte Artan Alushi. Një grup hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti. Noa.al