Thellohet debati që nisi për “shkak” të Fifit midis Zhaklinës dhe Dalinës!

Debatet midis Zhaklin Lekatarit dhe Dalina Buzit duket se nuk kanë të sosur. Disa javë më parë dyshja janë ironizuar në rrjetet sociale dhe arsyeja ishte formati “BBV”.

Ishte opinionistja aktuale e formatit ajo e cila komentoi në mediat sociale në një video ku Dalina komentonte dinamikat në reality-show.




“Nuk marrë njerëz nëpër gojë unë. Sidomos kur ftoj nëpër emisione me titull “Goca dhe Gra”. S’më pëlqejnë thashethemet”-shkruante ajo pasi e kishin etiketuar në postim.

Kjo nuk është hera e parë që Zhaku dhe Dalina përplasen në mediat sociale. Disa muaj më parë ato debatuan mbi një deklaratë të Fifit për virgjërinë, e më pas debati agravoi në “Goca dhe Gra” ku Zhaklina ishte e ftuar.

Këtë përplasje Zhaklina ia përmendi Dalinës në një intervistë pak ditë më parë, kur iu kërkua të bënte një koment për Buzin.

Ajo nuk pranoi duke u shprehur se Dalina është profesioniste dhe e zonja në fushën e saj, por ka vendosur mos ta ndjekë dhe komentojë asnjë aktivitet të saj pas përplasjes në emisionin “Goca dhe Gra”.




“Dalina është një profesioniste, e zonja në fushën e saj. Në fakt ne nuk kemi më kontakt nga “Goca dhe Gra” sepse unë kam qenë e ftuar pas ngjarjes që ndodhi me Fifin. Dhe me thënë të drejtën nuk u prita shumë mirë në atë emision, u ndjeva shumë e sulmuar. U ndjeva e mashtruar. Isha ftuar për të biseduar për një temë, u bisedua një temë tjetër. Dola shumë e zhgënjyer nga ky kurth që mu bë në një emision dhe prej atij momenti kam vendosur mos të komentoj dhe ndjek aktivitetin e saj sepse nuk e shoh të arsyeshme ta bëj. Nuk dua fare.”-tha ajo

Por ndonëse tha se nuk do ta komentojë sërish tha diçka, gjë e cila i ka shkuar në vesh Dalinës e cila ka bërë një reagim në Instagramin e saj.

Në një shkrim të gjatë, Dalina iu drejtua opinionistes së “BBV” duke i thënë se sado mundohet mos ta ndjekë, nuk e shmang dot . Madje e ironizoi duke i prekur pikën e dobët “feminizmin”.

Author: morevesh