Disa muaj më parë u përfol në mediat rozë se Andrra Destani dhe këngëtari Sinan Hoxha do të bëheshin prindër për herë të dytë. Një lajm ky që mbeti vetëm në kuadër të thashethemeve.
Mirëpo me sa duket paska qenë i vërtetë, por çifti kishte vendosur ta mbante edhe pak për vete.
Ditën e sotme Andrra ka konfirmuar shtatzëninë duke postuar një foto shumë të bukur ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur dhe e veshur me të bardha.
“Pritja me e embel, e lumtur dhe mirenjohese per cdo sekond te jetes, te presim me padurim“, shkruan Andrra./shkoder.info