Vajza e Ilir Shaqirit Emily, ka qenë e ftuar në emisioni Shqipëria Live. Ajo ka deklaruar se ka parë të atin në lojë shumë mirë.
Një pyetje e bërë nga moderatorët se si i shikon debatet, Emily është përgjigjur:
Nuk dua të komentojë për këtë pjesë
Me sa duket vajza e Ilirit nuk e pëlqen lojën e të atit dhe me sa duket as lëpirjet e tij me Beniadën apo vajzat e tjera të shtëpisë. Ajo komentoi dhe hyrjen e mamasë së vetë ku deklaroi që ishte një mesazh për të.
Big Brother Albania Vip, reality show më i suksesshëm rikthehet këtë sezon televiziv në ekranin e Top Channel, në një version krejtësisht të ri.
Big Brother Vip do të jetë formati argëtues më interaktiv i ekranit. Aty ku publiku do ketë mundësi të njohë personazhe të famshëm në çdo dimension të tyre.
Përgjatë 100 ditëve të izolimit, personazhe publike nga fusha të ndryshme do të bashkëjetojnë në shtëpinë më të përgjuar të botës, ku do t’u duhet të përballen me sfida aspak të lehta diktuar nga “vëllai i madh”.
Të gjithë në garë për të rezistuar deri në fund dhe për të fituar Çmimin e Madh 100,000,000 lekë./korrieri.com.al