Ish-banorja e Big Brother Semi Jaupaj është përballur ditën e sotme në gazetaren Iva Tiço në “Big Brother VIP Fan Club”, pasi ajo kishte thënë se në të kaluarën, Semi ishte lidhur me ish-të dashurin e Borës.
“Kam dëgjuar shumë gjëra, por një video 2 minuta, ku ti thoje që i kam marrë të dashurin Borës, ka qenë e vetmja që më ka prekur. Një gazetare profesioniste nuk duhet kurrsesi të thojë gjëra të pavërteta. Do doja të më kërkoje mua falje”, tha Semi.
Ajo tha se ishte lënduar jo vetëm ajo, por edhe familja e saj.
Semi tha se rasti i përmendur ka qenë për kohën kur ajo ka qenë adoleshente. Por dashuria e saj e parë ka qenë Bojkeni, ndaj i bie që kjo të kishte ndodhur kur ishte 12-13 vjeç, duke e bërë të pamundur për të qenë e vërtetë.
Një reagim i tillë ka bërë që gazetarja Iva Tiço i ka kërkuar falje Semit.