Pak kohë më parë, këngëtarja e njohur Rovena Stefa pranoi se është në një lidhje. Ajo tha se ndihet e lumtur, mirëpo nuk e zbuloi identitetin e partnerit. Ndërkohë që foli dhe për planet e dasmës që sipas saj do të kishte 2 mijë të ftuar dhe e jashtëzakonshme për përmasat e saj.
Së fundmi, në një program televiziv në Kosovë, Rovena ka dhënë detaje të reja rreth njeriut që i ka marrë zemrën. Ajo ka zbuluar se partneri i saj është nga Kosova, ndërkohë që nuk ka zbuluar ende nëse dhe ai i përket fushës së artit.
Kujtojmë se këngëtarja është treguar aktive dhe në muzikë. Pak javë më parë ajo publikoi këngën “Le të thyhen gotat”, e cila është pritur mjaft mirë nga publiku. Me fundin e pandemisë së shkaktuar nga Covid me siguri do të kemi edhe dasmën e shumëpritur nga Roverna./shkoder.info