Test psikologjik: Cili nga fëmijët në foto është vajzë?

 

Fëmija 1:
Je një person mjaft racional dhe përpara se të marrësh një vendim, mendohesh mirë dhe zgjdh gjënë e duhur jo vetëm për ty, por edhe për personat e tjerë të përfshirë. Nuk të pëlqen të bësh debate me asnjë. Mundohesh shumë që dhe të tjerët të jenë të lumtur, madje ndonjëherë lë mënjanë dëshirat e tua për të kënaqur të tjerët. Mundohu të përpiqesh më shumë për veten dhe më pak për të tjerët. Kujtohu që jeta nuk të pret, mos e lër për nesër atë që mund ta bësh sot. Si psh: Ji i/e lumtur.

Fëmija 2:
Kreativiteti dhe arti janë cilësitë e tua më të mira. Ke një kapacitet mbresëlënës dhe të pëlqen të krijosh gjëra. Je aktiv/e dhe përpiqesh gjithmonë ta sfidosh veten në aktivitete të reja. Nuk e humbet asnjëherë mundësinë të mësosh gjëra të reja. Mos iu tremb ndryshimeve, pasi disa bëhen për të mirën tënde. Mundohu ta jetosh çdo ditë si të fundit dhe mos u mbyll në

vetvete. Ndoshta ke vuajtur shumë zhgënjime, por të gjithë kanë kaluar nëpër sfida të tilla në jetë. Kjo nuk është arsye që mos t’i lejosh të tjerët të të ndihmojnë apo të qëndrojnë pranë. Jepi atyre një mundësi dhe me kohën do ta kuptosh se kë person të mbash pranë dhe kë jo.

Fëmija 3:
E keni gjetur vajzën. Fëmija 3 është vajza në foton e mësipërme. Komplimente!
Njihesh si person mjaft social, karizmatik dhe argëtues. Koha kur kënaqesh më shumë, është ajo që kalon me miqtë e tu. Të pëlqejnë aventurat, adrenalina dhe çdo sfidë e re në jetë. Je i mendimit se kush nuk rrezikon, nuk fiton. Mirëpo ndonjëherë të rrëmben impulsiviteti dhe edhe pse është e vërtetë që për të fituar duhet të rrezikosh, për disa gjëra duhet të mendohesh edhe për pasojat. Kujtohu në çdo moment që pranë të gjenden persona që të duan dhe të vlerësojnë. Vendimet e tua mund të ndikojnë për keq tek ta.

Fëmija 4:
Ke një zemër tepër fisnike, por edhe një ego shumë të lartë. Mendon se ke të drejtë për gjithçka dhe dëshiron që gjërat të bëhen sipas mënyrës tënde, gjë që nuk i pëlqen të tjerëve që të rrethojnë. Ke një personalitet të fortë dhe kjo gjë që shtyn të jesh si një lider për të tjerët. Nuk ka asgjë të keqe në këtë cilësi, por kujtohu gjithmonë të marrësh në konsideratë edhe opinionin e të tjerëve, pasi jo gjithmonë idetë e tua janë më të mirat. Mbaj parasysh që personat që të duan, duan edhe të ndihen të rëndësishëm, gjë që arrihet duke i dëgjuar edhe opinionet e tyre./asutimes.com

Author: admin