Tërmeti në Greqi mbrëmjen e djeshme shkaktoi frikë edhe në tre shtete të tjera, përfshi Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.
Disa prej pamjeve të kamerave të sigurisë tregojnë momentin e dridhjes së tokës.
Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter me epiqendër Follorinën ishte me thellësi 14.1 km.
Ata e kanë kaluar natën në makinë dhe në ambientet e jashtme, duke braktisur nga frika banesat e tyre.
Deri më tani nuk ka të dhëna për viktima dhe të lënduar.