Një tërmet me magnitudë 4.9 të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në Qipro.
Sipas vlerësimit nga Instituti Euro-Mesdhetar epiqendra u raportua 60 kilometra në veriperëndim të Pegeia në Paphos.
Fillimisht u raportua se tërmeti ishte me magnitudë 4.3 Rihter, por pas një tjetër rishikimi magnituda e tërmetit u regjistrua në 4.9 të shkallës Rihter.