Ciklone të fuqishme pritet të mbërrijnë në Evropë duke depërtuar thellë në Mesdhe dhe Ballkan me kalimin e ditëve.
Mesdheu është aktiv për një kohë të gjatë, por depërtimi i masave të reja ciklonike nga Altantiku pritet të fuqizojë masat jo-stabile ciklonike.
Fillimisht në rajonin tonë nuk pritet ndryshim i madh i motit, por nga e premtja këto masa ajrore ciklonike pritet të arrijnë edhe te ne duke kushtëzuar reshje shiu, ngase fillimisht pritet të jemi nën ndikimin e rrymimeve të fuqishme ajrore nga jugu të cilat rrisin temperaturat dhe reshjet pritet të jenë kryesisht në formë të shiut. Vetëm në viset e larta malore mund të paraqiten reshjet e borës. Reshje të fuqishme shiu priten në Shqipëri ku vende-vende mund të ketë edhe vërshime të shpejta, ndërsa në Kosovë reshje pak më intensive priten në Dukagjin, por kjo dinamikë mund të ndryshojë.
Pas fundjavës dhe me ardhjen e javës së re mund të kemi hapjen e një korridore për depërtimin e masave të ftohta ajrore nga veriu. Kjo eventualisht mund të kushtëzonte edhe reshjet e para të dëborës nëpër ultësirat tona./MeteoBallkan./shqiperiaime.com.al