TEORIA/ Kanye West nuk është ai, ka një doppelganger

Shumë teori konspirative qarkullojnë në rrjet, e një prej tyre flet për Kanye West. Reperi i përfolur për divorcin me Kim Kardashian, sjelljen të dhunshme me paparacët apo lidhjet e reja, përflitet se ka një Doppelganger, apo siç thuhet ndryshe, një person identik me veten.




Në ‘Tik Tok’ fansat aludojnë se ai përdor personin tjetër, për të dalë në publik. Do thoni ju nga nisi e gjithë kjo? Shkak u bë gjatësia.

‘Ja pse ne e dimë që nuk është ai’- nis video e cila është postuar në ‘Tik Tok’ dhe aktualisht ka 42 mijë pëlqime dhe mbi 1 mijë komente.

Ata publikojnë një artikull ku thuhet se Kanye është 1.72 metër i gjatë, ndërsa bashkëshortja e tij e re, Bianca Censori është 1.73 metra e gjatë. Më pas, ata publikojnë disa foto të Kanye dhe Biancës, ku dukshëm shihet se reperi është më i gjatë.

‘Tani, çuditërisht ai është më i gjatë’- shkruhet në video.

Nuk dihet nëse Kanye ka zgjedhur që në publik të shfaqë një person tjetër, për të shmangur paparazzët apo është thjesht ai dhe numrat që shkruhen janë gabim. E gjitha mbetet mister.

Author: morevesh