Tentuan të bëjnë ‘Kalin e Trojës’ drejt Kievit, por zbulohen çeçenët.
Ushtria e këtij vendi ka dalë hapur në mbështetje të Rusisë që në nisje të luftës me Ukrainën. 12 mijë ushtarë janë gati të marshojnë drejt Kievit. Ndërkohë mjaft prej tyre i janë bashkuar ushtrisë ruse.
Shpeshherë ata kanë tentuar që të hyjnë në Kiev duke u kamufluar, por në të gjitha rastet janë kapur nga ushtarët ukrainas. Së fundmi, edhe një plan tjetër i tyre, i mirëmenduar ka dështuar.
Disa ushtarë çeçenë kanë tentuar që të hyjnë në Kiev me amblancë me sirena ndezur, sikur kishin një urgjencë. Por ata janë kapur nga ukrainasit, janë identifikuar dhe më pas janë arrestuar.
Lajmi është berë i ditur nga një gazetar ukrainas.