Ndërkohë që në Shkodër protestuesit kanë bastisur selinë e PS-së, duke nxjerrë jashtë orenditë dhe vënë flakën, nga qyteti i Elbasanit, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se ky është një organizim i Partisë Demokratike.
“Në Shkodër sot organizimi është nga PD, në Korçë ishte nga PD dhe LSI,
dhuna po paguhet nga paratë e korrupsionit ende të pandëshkuar.
Këto akte dhune që skanë ndodhur kurrë në këto 30 vite, s’janë sulmuar kurrë në Shqipëri objekte shtetërore, pse duhet shkulur semafori, ti vësh flakën kazanëve apo të sulmosh dhe seli partie, ndërkohë që s’ka ndodhur kurrë.
E kemi thënë, sa më shumë do vijnë dhimbjet e forta nga goditja e SPAK aq më shumë do rritet vandalizmi i politikanëve të së keqes në Shqipëri,
policia po mbron pronën publike, institucionet”.
Balla kishte dhe një thirrje për protestuesit, që janë ngritur në këmbrë prej katër ditësh pas vrasjes së Klodian Rashës nga një efektiv policie.
“U bëj thirrje cdo qytetari shqiptar, të kuptojë që tashme nuk janë protesta qytetare sepse protestat qytetare u vodhën e grabitën nga opozita e Berishës dhe Metës dhe tani kemi të bëjmë me huliganizëm e vandalizëm, jeni dëshmitarë që pati përpjekje mbrëmë dhe këtu në Elbasan ku PD ishte organizatore. Unë besoj që s’ka më PD në Elbasan”.