Tejkalon objektivat, fanella e Kobi Brajant shitet në ankand për shifrën e pabesueshme

Një fanellë e legjendës së basketbollit, Kobi Brajant lojtarit të ndjerë të Los Anxheles Lejkërs (NBA), është shitur për 5.8 milionë dollarë (5.4 milionë euro).




Edhe pse objektivi ishte që të grumbulloheshin të paktën 5 milionë euro, ajo u tejkalua në ankandin Sotheby’s.

Fanella u vesh nga kampioni i pesëfishtë i NBA-së (2000, 2001, 2002, 2009 dhe 2010) në sezonin 2007-2008, kur ai u zgjodh lojtari më i mirë (MVP) i ligës profesioniste të basketbollit të Amerikës së Veriut.

Rikujtojmë që Brajant humbi jetën më 26 janar në vitin 2020, së bashku me vajzën Xhiana, dhe shtatë pasagjerë të tjerë pas rrëzimit të helikopterit

Author: morevesh