Tea Trifoni u eliminua nga “Big Brother VIP” dhe se fundmi ajo ishte e ftuar në “Fan Club” ku dha intervistën e saj të parë pas daljes. Tea u shpreh me bindje se Luizi do të jetë fituesi i “Big Brother VIP”, ndërsa në finale me të do të shkojnë Dea, Kristi dhe Maestro.
“Luizi është i pari, e di që do jetë, Maestro i dyti, Kristi i tretë dhe personi i katërt…unë do doja të shihja Dean”, tha Tea.
Momenti më epik i intervistës që mori vëmendje, është pikërisht fillimi i dialogut mes saj dhe moderatores. Megi Pojani e nisi pyetjen e saj për Tean, duke i rikujtuar eksperiencën e saj në “Për’puthen” dhe mashtrimin që vetë Tea e ka pranuar.
Megi Pojani: Ti vjen pas një eksperience në “Për’puthen”, një mashtrimi po themi, se kështu është konsideruar. Ti e ke pranuar vetë publikisht, e ke thënë edhe në “Big Brother” që ka qenë një situatë e inskenuar aty brenda.
Tea Trifoni: Ka qenë një situatë skenike, por nuk e konsideroj mashtrim, të thuash mashtrim është gjë e rëndë. 70% është realitet, 30% është lojë, ai isha unë.
Tea ishte në nominim me Oltën dhe Dean. E pyetur se cila duhet të eliminohej, Tea tha emrin e Olta Gixharit. Ndërsa një tjetër pyetje që iu drejtua ishte rreth finalistëve të spektaklit. Emrat që Tea tha janë, Luizi, Maestro, Kristi dhe Dea. Me përgjigjen e saj, ajo ka të kuptohej se e shikon Dean si fituese, pasi në spektaklin e fundit u shpreh se do të donte që të fitonte një vajzë.