Shpeshherë është aluduar se mes Teas dhe Luizit kishte më shumë se miqësi. Këtyre aludimeve i është përgjigjur vetë Tea në “Fun Club”, ku u pyet “A flisnin sytë e tu gjuhën e dashurisë kur shikoje Luizin apo jo?”.
Tea u përgjigj se brenda shtëpisë emocionet krijohen më shpejt, por mes saj dhe Luizit ka patur vetëm shoqëri.
“Sytë e mi shohin njëlloj këdo. E kuptoj që do thoni si mund ta konsiderosh mik dikë për një kohë aq të shkurtër, por situatat aty janë aq intense, jemi vetëm me njëri-tjetrin. Aty përqendrohemi vetëm te njëri-tjetri dhe emocionet krijohen më shpejt, bëhen më të forta. Edhe miqësitë krijohen më shpejt”, tha Tea.