Të zhveshur komplet, mënyra provokuese që zgjodhi EmRata për të konfirmuar lidhjen me aktorin e humorit!

Të zhveshur para pasqyrës, kështu kanë zgjedhur Emily Ratajkowski dhe aktori i humorit, Eric Andre, të konfirmojnë që janë në një lidhje me njëri-tjetrin.




Ka qenë aktori ai që ka ndarë disa foto ku duket ai i shtrirë në një divan pa asnjë rrobë veshur dhe modelja e cila po bënte foton në pasqyrë, po ashtu lakuriq.

Erik zgjodhi vetëm të mbulonte pjesën e tij intime me një emoji zemre.

Të dy shijuan gjithashtu një takim para Ditës së Shën Valentinit në një ndeshje basketbolli në Madison Square Garden.

Kujtojmë që lidhjet e EmRata-së kohët e fundit nuk kanë zgjatur shumë. Pas ndarjes nga Pete Davidson ajo u fotografua me Jack Greer. EmRata dhe fotografi u panë duke u puthur jashtë banesës së modeles në mbrëmje.

Fotot e siguruara nga Page Six treguan çiftin e ri aso kohe duke kërcyer në mot të ftohtë, ndërsa të dy kishin veshur pallto dimërore për t’u ngrohur.




Më herët, Ratajkowski ndau në podkastin e saj, “High Loë”, se ajo iu bashkua aplikacioneve të takimeve pas romancës së saj jetëshkurtër me Pete Davidson.

Atë muaj, komediani u pa duke dalë me modelen. Ditë më vonë ata bënë paraqitjen e tyre të parë publike së bashku në një ndeshje të New York Knicks. Ata gjithashtu dukej se merrnin pjesë në një Friendsgiving së bashku.

Author: morevesh