Situatën e Kiara Titos dhe Luiz Ejllit së fundi e ka komentuar edhe Neda Balluku, opinionistja e “Për’puthen”.
Teksa ka shprehur keqardhjen e saj për Kiarën e cila u gjend në atë situatë nga Luizi, i dashuri i saj, nuk ka harruar të kritikojë Olta Gixharin.
Sipas Nedës, aktorja shfrytëzoi atë moment që të nervozojë Luizin dhe të nxjerrë si viktimë Kiarën.
Bazuar në këtë reagim të saj,një përdorues i rrjeteve sociale ka bërë një koment aspak të këndshëm”, të cilin Neda ka zgjedhur ta ndajë me të gjithë ndjekësit e saj në Instagram.
“Kjo Neda shumë qenie e ulët, pa pikë inteligjence. Të vdektë pjella në bark, se qenie si ti nuk i duhen kësaj shoqërie. Ti nuk ke jetë, jeton e vdekur dhe je një dallavere dhe thashethemexhie,”-shkruhet në komentin e tmerrshëm për Nedën.