Në emisionin “Rudina” në Tv Klan është folur për një temë mjaft të bukur, siç është mëmësia.
Të jesh nënë është ndjenja dhe bekimi më i madh që çdo grua mund të përjetojë. Tashmë duket se ky proces mund të realizohet në forma të ndryshme.
Deri para pak kohësh një risi që zgjoi shpresën tek shumë gra për t’u bërë nëna ishte fertilizimi “in vitro”, ndërsa kohët e fundit, një zgjidhje tjetër alternative është sjellja një jetë e një fëmije nëpërmjet një nëne surrogate. Shumë njerëz të njohur të showbizit botëror kanë zgjedhur një metodë të tillë ndërsa pak ditë më parë dhe modelja e njohur shqiptare, Angela Martini, u bë nënë pikërisht nëpërmjet kësaj mënyre.
Të ftuara në studio për të folur për këtë temë kanë qenë Dr. Enriketa Kroi, mjekje obstetër-gjinekologe, Ing.Lindita Pano, Drejtore Ekzekutive Ancora.INT, Koalicioni Pro Familjes & Jetës, Artenisa Ozaj, sipërmarrëse dhe Bona Miekley, psikologe.
Ato kanë shprehur mendimet e tyre në lidhje me këtë temë duke u ndalur në idenë se të bëhesh mama nëpërmjet një nëne surrogate, është trend apo nevojë.
Enriketa Kroi: Unë jam pro çdo gjëje që është risi në mjekësi. Ka shumë arsye pse është e rëndësishme një nënë surrogate, të cilat përgjithësisht janë shëndetësore.
Lindita Pano: Unë nuk jam pro sepse ka raste qe nuk janë arsye shëndetësore, por ato të karrierës. Jo gjithmonë, unë jam pro për raste të tilla.
Artenisa Ozaj: Une jam pro, por nëse do të ishte për të mos prishur linjat trupore, për këtë nuk do të isha pro. Është ndjesia më e bukur në jetë.
Bona Miekley: Dashuria edhe empatia ime shkon për të gjitha ata nëna që e kanë dashur shumë një gjë të tillë dhe që në fund thonë që ose do të shkojnë në adoptim ose do të shkojnë në një përfundim të tillë./ Tv Klan