Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta ndërsa policia raporton se i riu është dëmtuar në krah. Aktualisht Klevis Cani ndodhet në sallën e operacionit ndërsa gjendja e tij raportohet e rëndë.
Një i ri në qytetin e Elbasanit, i identifikuar si Klevis Cani, është gjetur në rrugë i mbuluar me gjak ndërsa raportohet se ai është plagosur me thikë. Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta ndërsa policia raporton se i riu është dëmtuar në krah.
Aktualisht Klevis Cani ndodhet në sallën e operacionit ndërsa gjendja e tij raportohet e rëndë. Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.
Njoftimi i Policisë
Rreth orës 22:15, në Urgjencën e Spitalit Rajonal në Elbasan, është dërguar i dëmtuar me thikë shtetasi K. C., 30 vjeç, banues në Elbasan, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vëndngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.